Një tjetër person është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i nohur me nofkën “Rrahmani”.

Identiteti i tij nuk është zbuluar, por njihet si “Loku” i Peqinit rreth 30 vjeç.

Ai është mik Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.

Shoqërimi i tij për në polici erdhi pas këqyrjes së pamjeve filmike pranë servisit në pronësi të Seit Manehasës, ku “Loku” i Peqinit shihet duke vendosur armën poshtë serbatorit të makinës. ABC News