Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro, rreth një orë pas krimit. Policia e Himarës bën të ditur se është vënë në pranga Kliti Leka 53 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë në zonën e njohur si “Livadhet” në Himarë. Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës. Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit.

Janë tre persona të tjerë në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.

Ende nuk dihet motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. Do të jetë dëshmia e motrës së viktimës ajo qe pritet të hedhë dritë rreth kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu