Pas 3 ditësh kërkime janë gjetur 2 trupat të pajetë nga 3 të zhdukurit në Malësinë e madhe.

Dyshohet se trupat e pajete janë Vilson Çutaj dhe Klemet Pepaj.

Trupat e pajetë të dy të rinjve janë gjetur në një zonë pyjore.

Bashkë me ta nuk është parë me edhe Danjel Papaj i cili dyshohet se mund t’i ketë vrarë dhe më pas ka fshehur trupat e tyre.

Akuza që prej ditës se denoncimit ka ardhur nga prindërit e Klementit, të cilët janë shprehur e në zhdukjen e djemve dyshonin mbi Daniel Pepaj.

Ndërkaq, babai i tij, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja e Vilson Çutajt i ka dërguar ultimatum për të dorëzuar trupin e djalit dhe të japë sqarime për ngjarjen.

Afati i ultimatumit ka mbaruar dy netë më parë.

Zanafilla e ngjarjes dyshohet se ka të bëjë me grabitjen e parcelës së kanabisit të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Për këtë ngjarje ata kanë akuzuar Danjel Pepajn.

Pas kësaj dyshohet se të tre ata janë drejtuar më këmbë drejt fshatit Zagore.

Gjatë rrugës, në rrethana jo krejt të qarta, dyshohet se Danjel Pepaj ka marrë një armë të fshehur dhe ka qëlluar Vilsonin dhe Klementin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu