Një automjet tip Hunday është përfshirë nga flakët teksa ishte ne ecje, ne qytetin e Fierit.

Drejtuesi i tij ka dalë menjëherë nga mjeti. Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar nje shkëndijë elektrike.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar menjëherë në vendgjarje për shuarjen e flakëve dhe hetimin e shkaqeve të incidentit.

Njoftimi i policise:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Honday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu