Legjenda Pele është i sinqertë, teksa rrëfen në një dokumentar të publikuar në Netflix se nuk e di se sa fëmijë ka. Ish-futbollisti, i konsideruar nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, pranon se ka shkuar më shumë femra dhe një pjesë e marrëdhënieve kanë përfunduar me fëmijë.

“Me shumë sinqeritet e them që kam pasur shumë marrëdhënie, disa prej tyre rezultuan me fëmijë. Kam mësuar për ekzistencën e tyre shumë kohë më vonë”, rrëfen Pele, i cili lë të hapur mundësinë që të ketë edhe të tjerë fëmijë.

Mes fëmijëve që Pele nuk njohu kurrë ishte edhe Sandra Machado, e cila në vitin 2006 vdiq nga kanceri. Dhjetë vite më parë (1996) gjykata e kishte njohur atësinë e saj, pasi Pele kishte shkuar me shërbëtoren e tij, Anisia Machado.

Pesë nga fëmijët e Pele, Kelly (54 vjeç), Edinho (50 vjeç), Jennifer (42 vjeçe) dhe binjakët Joshua e Celeste (24 vjeç), lindën nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas. Vajza Flavia lindi më 1968 nga marrëdhënia që Pele kishte me gazetaren Lenita Kurtz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu