Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në “Skënderbeg”, të Shkodrës ku disa persona qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej Taulant Pepaj.

Në kërkim janë shpallur autorët e dyshuar Sehar Xhenja, 29 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, 24-vjeçari Shkelzen Xhenja, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, me precedent penal si dhe 31-vjeçari Eljon (Esmeraldo) Hato, i dënuar më parë për vrasje.

Tre të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri dje rreth orës 11:50, drejt automjetit tip “Volkswagen”, që drejtohej nga Pepaj dhe ku pasagjer ndodhej edhe një 46-vjeçar. Rezulton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm midis autorëve të dyshuar dhe Taulantit.

Ndërkohë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu