Takimi i djeshëm mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në studio. Ky takim nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë të dielën e javës së shkuar. Edhe në takimin me Sarën, Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë.
Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi si Andin po ashtu edhe Sarën. Ajo tha se e ka respektuar Andin deri në fund dhe se ai duhej të bënte të njëjtën gjë, ose ndryshe t’i thoshte që ata nuk do e vazhdojnë njohjen më tej bashkë. Ndërsa për Sarën, që e ka cilësuar si një nga mikeshat e saj, ajo tha se nuk mund të ketë shoqëri me të për sa kohë flirton me djalin që vetë ajo ka qejf.
Mirëpo dhe Sara i është kthyer keq dhe ka zbuluar se në prapaskenë Jasmina ndërrohet në të njëjtën dhomë me Atdheun.
“E kemi përmendur në formë batute që “nëse nuk e merr ti Jasminën për grua do e marr unë”. Dhe sa për çështje respekti, nuk futem unë në dhoma ndërrimi me çuna që puthen shoqet e mia”, tha Sara.
Mes vajzave ka nisur lufta! Miqësia e tyre pati krisje aq të madhe, sa tashmë janë hequr edhe nga rrjetet sociale.