Një avion luftarak turk F-16 ka rrëzuar një avion Su-25, ka njoftuar Jerevani. Kjo ndodhi tre ditë pasi shpërtheu një konflikt ushtarak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak. Zyrtarët në Jerevan thanë se incidenti ndodhi në hapësirën ajrore armene dhe se piloti humbi jetën. Sulmi ka ardhur disa orë pasi Ankaraja tha se do të ndihmonte Azerbajxhanin të zmbrapste “agresionin armen”, duke ofruar ndihmë diplomatike dhe ushtarake. Armenia tha më herët se ishte e përgatitur të përdorte raketa balistike ruse nëse Turqia vendos avionët e saj F-16 në mbështetje të ofensivës Azeriane.

Një zëdhënës i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mohoi pretendimin e Jerevanit. Nërkohë Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit gjithashtu ka mohuar që një avion turk F-16 të ketë rrëzuar një aeroplan luftarak armen. Luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit filluan të dielën, pasi ushtarët azerbajxhanas dhe armenë shkëmbyen zjarr me njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu