Kryetari i opozitës ka publikuar dokumente tronditëse ku hedh akuza se autoritetet shtetërore kanë fshehur numrin real të viktimave nga COVID-19. Fakti tronditës se janë fshehur 601 vdekje deri tani në të gjithë vendin është bërë publik nga kryetari i opozitës gjatë intervistës në emisionin Opinion.

Basha publikoi të dhënat zyrtare dhe ato reale ku rezulton se që nga marsi e deri në muajin Tetor janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura. Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.


“Kryeministri akoma në detyrë ka bërë politikë me vdekjen duke fshehur shifrat reale të vdekjes. Një dokument tregon vdekjet e raportuara dhe të vërtetuara në morg nga Covidi, informacion i ardhur drejtpërdrejt në institucionet shëndetësore. Informacion i mbërritur tek ne. Ka ardhur një denoncim, i cili është verifikuar sot dhe keni shifrën e vdekjeve të raportuara zyrtarisht deri tani. Janë vetëm e atyre që kanë vdekur në spitale jo në shtëpi”, tha Basha.

Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu