Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan” në Fier.

Sipas policisë, 50-vjeçari me iniciale G. Gj. ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu