Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë fshatit Buçimas në Pogradec.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy mjete janë përplasur fort me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka qenë i dehur dhe ka ikur në këmbë nga vendngjarja. Nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku sipas saj, shkak i aksidetit ka qënë shpejtësia dhe fakti që njëri prej drejtuesve ka qenë nën efektin e alkoolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu