Qeveria e Malit të Zi në kuadër të masave kufizuese për përhapjen e Covid 19, ka mbyllur lokalet.

Pas këtij vendimi kryetari i Komunes Tuz, Nikë Gjeloshaj së bashku me banorë të Tuzit kanë bllokuar rrugën. Gjeloshaj në përballjen me policinë është shprehur se Tuzi ndodhet në zonën e gjelbërt dhe se vendimi është hakmarrje ndaj vendosjes se flamurit shqiptar dhe atij të Kosovës me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës.

Burimet bëjnë me dije se kryetari i Tuzit Gjeloshaj ka thënë  se kjo është e orkestruar nga kryeministri Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç.Ndërkohë ai u ka bërë thirrje dy zyrtarëve që të bisedojnë me to në lidhje me këtë situatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu