Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimin në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha.

Në përballje me Covid-19 personeli mjekësor është me i rrezikuari pasi ndodhen në vijën e parë të rrezikut me këtë sëmundje.

“Mirënjohje për sakrificën, durimin e përkushtimin e të gjithë stafeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në përballje me Covid-19. Koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet, për t’i dhënë një dorë mjekëve e infermierëve kudo në Shqipëri, duke zbatuar rregullat anti-Covid për të këputur sa më shumë hallka në zinxhirin e infektimeve”, shkruan Manastirliu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu