Ditën e djeshme është realizuar një marshim në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit. Marshimi ka nisur nga stadiumi “Elbasan Arena” dhe ka përfunduar në sheshin e qytetit, përpara kalasë.
Të pranishëm në këtë marshim kanë qenë deputetët e qarkut të Elbasanit, kryetari i bashkisë, ministrja e Shëndetësisë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Gjatë këtij organizimi kryetari i bashkisë ka ndarë një çmim për koordinatoren e YWCA për Elbasanin, Elena Bibaja.
Gjatë fjalës së saj ministrja Manasterliu theksoi, se në vitin 2019 688 gra janë diagnostifikuar me kancer gjiri dhe 5 mijë të tjera vuajnë, ndërkohë që tashmë gjenden 6 spitale rajonale me njësi mamografie.
Të gjithë të pranishmit u kanë bërë thirrje grave të jenë më të ndërgjegjësuara, pasi kanceri në gji mund të prekë këdo. Tashmë në Elbasan janë ngritur fonde për këshillim psikologjik falas, çka do t’i vijë në ndihmë të gjitha grave të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu