Gjykata e shkallës së parë në Elbasan “futet” në karantinë kjo pasi 4 punonjëse të sekretarisë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, më konkretisht kancelarja, përgjegjësja e zyrës me qytetarët dhe 2 sekretare. 3 gjyqtarë janë karantinuar pas zbulimit të 4 rasteve të sotme. Gjykata do të qëndrojnë e mbyllur për të paktën dy javë.
Mes 14 rasteve që u zbuluan sot në Elbasan, 8 ishin mësues, 2 punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan dhe 4 punonjëse të gjykatës duke u përhapur frikshëm në institucione.

Ora 20:34
Rritet bilanci i mësuesve të prekur me COVID, konfirmohet pozitiv dhe 7 të tjerë në Elbasan
Bilanci i mësuesve të prekur me COVID-19 sa vjen dhe shtohet. Sot janë konfirmuar pozitiv 7 mësues. Një është regjistruar në Bashkinë e Cërrikut dhe 6 të tjerët në Elbasan.

Ora 20:05
Dy polic me COVID në Elbasan, efektivi i forcave ‘Shqiponja’ dërgohet në Tiranë
Dy efektivë policie janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Elbasanit.Janë infektuar me koronavirus një oficer policie dhe një efektiv i forcave ‘Shqiponja’. Gjendja shëndetësore e këtij të fundit është paraqitur më e rëndë, e për pasojë mësohet se është dërguar në spital në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu