Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Fatos Dush, i arrestuar për strehimin e shtetasve sirianë të kapur në gomonen që do t’i transportonte për në brigjet italiane.

Fatos Dusha u arrestua në Tiranë si personi që kishte strehuar fillimisht sirianët, ndërkohë që është ende i paqartë roli i tij në skemën e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Nuk kam asnjë lidhje me trafikantët,  ne jemi një hostel. Vijnë shtetas të huaj për 6-7 € krevati dhe flenë.  Më akuzojnë si trafikant ndërkohë që kam tre muaj pa paguar ujë dhe drita.  Edhe 6 muaj më parë më erdhi kontroll Drejtoria e Policisë së Tiranës, sirianët ia dërgojnë locationin njëri-tjetrit se është lirë. Skam asnjë dijeni për trafikun apo lidhjet,  unë ushqehem më këtë punë”, ka thënë Dusha përpara gjykatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu