Ndarja nga jeta e parakohshme e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, ka krijuar dhimbje të madhe te shumë njerëz të medias, politikës, biznesit, por mbi të gjitha te familjarët e tij.

Vajza dhe djali i Kasem Hysenbelliut, Ina dhe Kevin, përlotin me fjalët e tyre për të atin, i cili humbi tragjikisht betejën me virusin e rëndë Covid-19.

“Nuk kam fjalë, çdo fjalë është e tepërt, e vetmja fjalë është më këpute shpirtin dhe krahët, do më mungosh o bab”, shkruan i biri.

Me fjalë të dhimbshme shprehet edhe vajza e të ndjerit, e cila publikon disa foto krah të atit, që sot mbylli sytë përgjithmonë.

“Më fal baba që stë shpëtova dot. Ma këpute shpirtin o ba. Zemra ime që ua hape derën të gjitheve. Ah shpirti im që më le vetëm. Ishe me i miri prej nesh”, është mesazhi i të bijë së Kasemit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu