Një telefonatë ka vendosur në lëvizje policinë e Tiranës gjatë mesnatës,pasi një person me inicialet A.DH ka kallëzuar se dy persona e kanë ndjekur deri në hyrje të pallatit ku jeton.
Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu