Boris Lulich, polic nga Buenos Aires, Argjentinë, qëlloi me armë të fejuarën e tij Brenda Aylén Rojas, si dhe vëllanë e tij Felipe Lulich, pasi dyshonte në një lidhje të fshehtë mes tyre.

Ishte vetë vajza e cila lajmëroi policinë nga shtëpia e saj, duke thënë së i dashuri po e kërcënonte se do ta vriste.

Por policia mbërriti me vonesë në vendngjarje, pasi dy të rinjë u gjetën të vdekur.

Ndërkohë Boris kishte qëlluar dhe veten, por u gjet i gjallë dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë pasi u dërgua në spital.

Sipas burimeve thuhet se i riu kishte dhe precedentë të mëparshëm penalë.

Motivet e ngjarjes së rëndë mendohet se lidhen me xhelozinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu