Stina e pranverës ka trokitur, por bashkë me të edhe alergjitë e shumta që mund t’iu shkaktojnë teshtima, skuqje apo lotim të syve. Ndoshta shumë prej jush dëshirojnë të hapin dritaret për të ndjerë flladin pranveror, por kjo mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për alergjikët. Më poshtë po japim 10 mënyra të vlefshme që do iu ndihmojnë të luftoni alergjitë e stinës e ti shijoni sa më shumë ditët pranverore.
Hani një kivi çdo mëngjes
Fruti i kivit është i pasur me vitaminë C, e cila vepron si një antihistamin natyral. Disa studime lidhin nivelet e ulëta të vitaminës C në organizëm me alergjitë. Kur ndjeni se alergjia fillon të shfaqet në trupin tuaj, mos harroni të merrni një shtojce të vitaminës C.
Aktivizoni kondicionerin
Kondicionerët kanë aftësinë të kushtëzojnë ajrin, të heqin lagështinë e mykut dhe të filtrojnë alergenet që hyjnë në shtëpi. Vetëm sigurohuni që të pastroni ose të ndryshoni filtrate e kondicionerëve shpesh, në të kundërt mund t’i bëni gjërat më keq. Ekspertët bëjnë me dije se përdorimi i një kondicioneri do të ndihmojë në pastrimin e ajrit në shtëpinë tuaj. Nëse jeni të prirur për tu prekur nga alergjitë, atëherë duke hapur dritaret, sidomos gjatë natës, mund të keni probleme.
Konsumoni mish pule
Një studim dyvjeçar i 334 të rriturve me alergji faktoi se ata që hëngrën ushqime me një formë të yndyrës monounsaturated gjetur kryesisht në mish dhe produkte të qumështit, kishin pothuajse tri herë më shumë gjasa për të shfaqur shenja alergjie. Kështu që konsumoni më tepër mish pule për të minimizuar alergjinë.
Pastroni të gjitha insektet e vdekura
Insektet e vdekura në kohën që fillojnë të treten, ato mund të bëhen burim alergjie. Personat që morën një shtesë me vaj peshku çdo mëngjes, patën përmirësim të problemeve me alergjinë. Një studim i njerëzve me astmë alergjike (astma e shkaktuar nga alergjitë) zbuloi se ata që morën shtesë të përditshme të vajit të peshkut ,për një muaj kishin nivele më të ulëta të leukotrieneve, kimikate që kontribuojnë në reagimin alergjik.
Përdorni detergjentë anti alergjikë
Poleni dhe sporet mund të mblidhen në rrobat tuaja dhe është e rëndësishme që t’i eliminoni ato në mënyrë që të mos ndotni shtëpinë. Ju mund të pastroni me detergjent normal ose përdorni një detergjent të veçantë anti-alergen. Hapi i fundit është që t’i thani rrobat tuaja në një tharëse.
Shmangni ushqimet që përmbajnë benzoatin aditiv monosodium
Një studim italian zbuloi se benzoata monozodium shkaktoi simptoma të ngjashme me alergji, duke përfshirë rrufë, hundë të bllokuara, teshtitje dhe kruajtje, edhe te të rriturit që nuk vuajnë nga alergjia. Kështu kini kujdes që mos konsumoni shumë turshi, ullinj, salca apo mbushje byreku, pasi ky përbërës gjendet te këto ushqime.
Konsumoni lëng qershie
Një nga opsionet më të shijshme për parandalimin e alergjisë është konsumimi i lëngut të qershisë pasi ky i fundit përmban një substancë të quajtur quercetin. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, ushqimet që përmbajnë quercetin mund të ndihmojnë në uljen e simptomave të alergjisë.
Pastroni krevatin me ujë të nxehtë çdo javë
Kjo është mënyra më e mirë për të vrarë gjallesat mikroskopike të bezdisshme që mund tu shkaktojnë alergji. Edhe tapetat e qilimat mund të prishen dhe të bëhen baza të shkëlqyera të ushqyerjes për marimangat, mykun dhe kërpudhat. Rekomandohet që t’i lani mirë si dhe të pastroni orenditë nga pluhuri.
Vendosni një raft në derën e hyrjes
Nxitni familjen dhe mysafirët të heqin këpucët para se të hyjnë, në mënyrë që të zvogëloni sasinë e pluhurit, mykut dhe alergeneve të tjera.
Përdorni solucion me ujë të kripur
Hidhni disa pika nga solucioni në hundë (i cili është ujë i kripur), kjo ndihmon në pastrimin në pjesën e sipërme të sistemit të frymëmarrjes tuaj dhe duke larguar alergjenët që shkaktojnë problemet. Kjo është shumë e lehtë për tu bërë dhe plotësisht natyrale: thjesht blijeni në farmaci solucionin me bazë kripe, ose mund ta bëni edhe vetë, pastaj përkuluni në lavaman dhe thithni pak nga solucioni, njëherë në njërën vrimë të hundës pastaj në tjetrën. Në fund lëreni që ajo të dalë përsëri jashtë. Këtë mund ta bëni një ose dy herë në ditë, kur ju mendoni se është e nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu