Mbrëmjen e djeshme presidenca është kthyer në skenën e një proteste të mishëruar me një shfaqje premierë nga artisti dhe regjisori Edmond Budina. Presidenti Ilir Meta ka ndarë një video nga momenti përmbyllës i shfaqjes ku të gjithë të pranishmit të cilët mbajnë maska duartrokasin në shenjë nderimi si dhe në shenjë proteste për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta thotë shfaqja e vënë në skenë mbrëmjen e djeshme është një simbol kundër dhunës së pushtetit e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit jep mesazhin se tashmë forma të ka zgjedhur të protestojë është arti ndërsa bën thirrje që të gjithë të ngrenë zëri pasi sipas tij protesta është qytetari.

“Protesta është qytetari! Mos harroni të protestoni për të drejtat tuaja!” Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina.

Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

“Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane. Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:

“Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë. Të protestosht me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: Protesta është qytetari! Mos harroni të protestoni për të drejtat tuaja!”,shkruan Meta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu