Fakti që Melisa zgjodhi Elvisin për takimin e ardhshëm, Mevlanit nuk i ka pëlqyer aspak dhe mendon se po luhet një lojë nga ajo.

Ai e akuzon se ajo po gënjen se ka ndërruar mendim për Elvisin, pasi në ditën e parë e tha hapur se nuk do të dilte kurrë me të.

Ndërsa Melisa tha se njeriu mund të ndryshojë opinion për dikë kur shikon të mira tek ai person.

Pjesë nga debati Melisa-Mevlan:

Melisa: Je tu hy si pykë.

Mevlani: Janë rrena.

Melisa: Çfarë kam thënë, unë e kam thënë në studio e bakstage e kam thënë që nuk dal me Elvisin.

Elvis: Melisa nuk ka pas naj gjë personale por për strategji, me kalimin e kohës ka vënë re nja dy tre gjëra e jemi aty ku jemi.

Melisa: Nëse ndihesh budalla është problemi që ke ti me veten.

Mevlani: Nuk du me ta prish takimin.

Nga Esli Bahiti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu