Origjina e 975 dozave të vaksinës anti-COVID që erdhën të parat në vednin tonë mbetet akoma mister, pasi krryeministri Rama ka vendosur ta mbajë sekret, pasi thotë se këtë ia ka kërkuar shteti dhurues.

Edhe pse hamendësimet nga gazetarët apo politikanët kanë qenë të shumta, ende nuk është bërë i ditur shteti që na i dhuroi, ndërsa kryeministri Rama shpesh pyetet për origjinën e tyre në komentet në facebook-un e tij.

Edhe në një nga postimet e tij të fundit, ku tregonte se brenda muajit mars në vendin tonë do të vaksinohen të gjithë mjekët dhe infermierët, një qytetar e ka pyetur se ku i ka marrë vaksinat, ndërkohë që Rama iu përgjigj me një batutë.

“M’i dha Ndrageta po mos e bëj muhabet”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu