Janë publikuar imazhe të reja tronditëse, që tregojnë se miliarderi pedofil, Jeffrey Epstein kishte akses të pakufizuar te vajzat e reja.

“Daily Mail” ka publikuar disa foto që tregojnë miliarderin teksa mban në prehri një vajzë të vogël, e cila është duke fjetur.

I ulur në një ndenjëse lëkure, miliarderi është fotografuar duke parë vajzën, ndërsa foto është bërë në avionin privat të tij.

Identiteti i vajzës nuk dihet, ndërsa po ashtu është e paqartë nëse ajo ishte apo jo viktimë e Epstein.

Të tjera foto e tregojnë atë duke darkuar me miq, e duke i kushtuar vëmendje një tjetër vajze të vogël, prindit së cilës rrinin të shkujdesur se Epstein ishte pedofil.

Biznesmeni i fuqishëm u arrestua në korrik të vitit 2019 me akuzën e trafikimit seksual, ndërsa vrau veten në qeli një muaj më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu