Dhunohen familjarisht nga kryefamiljarit, familja Troka nga fshati Sheq-Musala në Cakran kërkojnë ndihmë.

Mimoza e dhunuar nga bashkëshorti dhe fëmijët të dhunuar nga babai. Në gjithë këto vite vetëm dhunë fizike dhe psikologjikë ka përjetuar familja Troka. Pjesëtarët e familjes së Arti Troka përbëhet n ga bashkëshortja Mimoza Troka dhe 3 fëmijët Elvisi, Elidjona dhe Eurora ku njëra prej tyre vuan nga epilepsia. Mimoza shprehet se karvani i vuajtjeve s’ka fund.

“Quhem Mimoza Troka, Sheg-Musala bashkia Fier. Unë ksaj familje ktu jam si burrë edhe grua. Unë nuk dua këmb robi këtu, nuk dua as të më bjeri ai ndonjë gjë të botës se un do e vras. Na dhunon im shoq, Arti Troka. Këta nuk flasin, vëllezërit bëjnë sehirë.

Dyert i ka bërë copa, mua më thotë kështu dhe të tjerve u thotë ashtu. Dua një verifim mos të më zëri më fëmijët me dorë, këtë di unë. Pensionin le ta marri ta hajë, unë më pensionin nuk ja marrë atij. Unë vajzën e kam sëmurë, mua shërbimin nuk ma japin, cfarë të bëj unë me 30 milek. Unë dua shërbimin e vajzës, dua të më japin lekët se unë vajzën e kam sëmurë, e kam me sëmundje toke.

Ai na rrehë, nuk pi ilacet e nervave. Dua që të ndahet nga mua dhe të bëj ca të dojë me tjetërën. Nuk e dua më unë, se marr më. Kam nevoj vetëm për fëmijët.”, u shpreh Mimoza Troka.

Ndersa Elvisi i traumatizuar tregon se fle me sepate tek koka dhe dhuna e ka bere te tille dhe e ka lene pa shkolle.

“Unë dua vetëm të rregullohet shtëpia, se po fle me frikë natën. Shiko (tregon sëpatën), e mbaj sepse kam frikë natën. Shiko si i ka thyer dyert ai.”, u shpreh djali.

Familja jeton me të ardhurat e ndihmës ekonomike dhe kërkon mbështetje, drejtësi dhe zgjidhje të situatës ku po jeton e cila po bëhet nënë e baba për hir të fëmijëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu