Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për tërmetin 4.5 ballë që u regjistrua pas mesnatës në vendin tonë duke sqaruar se epiqendra ishte në veriperëndim të Cërrikut. Thellësia e lëkundjes ishte 20 km ndërsa deri tani nuk janë raportuar dëme apo probleme.

“Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt per info te metejshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se si pasojë e erës dhe shiut, dy fshatra në Librazhd Orenje dhe Lunik nuk kanë energji elektrike. Ka pasur rënie të vogla gurësh në rrugë por pa problem për qarkullimin e mjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu