Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka inspektuar ditën e sotme ambientet e burgut të Elbasanit.
Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anti Covid dhe sidomos tek protokollet e sigurisë për të shmangur problematikat e pandemisë tek stafi i burgjeve dhe tek të dënuarit. Në vijim Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare të mos ndikojë absolutisht për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë.
Ministrja vizitoi mjediset e përbashkëta të të dënuarve, sallën e komunikimit online me familjarët, infermierinë dhe ambientet shëndetësore të burgut të Elbasanit dhe bashkëbisedoi me stafin mjekësor të IEVP-së. Ministrja Gjonaj kontrolloi personalisht kuzhinën e IEVP-së, programin e ushqimit, si edhe protokollet sanitare të stafit mbështetës.
Ajo nuk harroi të informonte personelin policor se përpjekjet e saj për mirëtrajtimin e tyre financiar nuk do të pushojnë derisa të barazohen me pagat dhe shpërblimin financiar sipas gradave të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu Ministrja i kërkoi drejtuesve të burgut që të mos heqin dorë nga garantimi maksimal i marrëdhënieve etike me vartësit. Gjonaj i ritheksoi ekipit të IEVP-së aplikimin e linjës së hapur të komunikimit direkt me Ministren dhe strukturat e saj, për të raportuar çdo problematikë ose shqetësim që cënon mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm në sistemin penitenciar shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu