Në Angli, duke filluar nga dita e sotme është e paligjshme të bësh seks në shtëpinë tënde me një person nga një familje tjetër, duke u bazuar në rregullat e reja të ndërmarra prej koronavirusit.

Sipas legjislacionit të ri, ndalohen mbledhjet e dy ose më shumë personave nga familje të ndryshme në ambiente private.

Ndryshimi i fundit në projektligjin për Rregulloren e Mbrojtjes së Shëndetit (Koronavirus, Kufizimet) Rregullorja 2020 parashikon që “asnjë person nuk mund të marrë pjesë në një tubim që zhvillohet në një vend publik ose privat, dhe përbëhet nga dy ose më shumë persona”.

Bazuar në përkufizimin e ndryshimit të një mbledhjeje, duket se seksi bie nën këtë kufizim.

Në të thuhet:

Ekziston një mbledhje kur dy ose më shumë njerëz janë të pranishëm së bashku në të njëjtin vend me qëllim që të angazhohen në çfarëdo forme të ndërveprimit shoqëror me njëri-tjetrin, ose të ndërmarrin ndonjë veprimtari tjetër me njëri-tjetrin.

Qeveria pranoi se rregulli 1.5 metra largësi në vend, ndalonte beqarët nga intimiteti seksual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu