Është sfidë të numërojmë bekimet tona, sepse ne priremi t’i marrim gjërat e mira si të sigurta. Kur humbasim një çati mbi kokën tonë, ushqimin për të ngrënë punën, njerëzit e dashur ne kuptojmë sa mirënjohës duhet të kishim qenë kur i kishim ato .

Ky ishte padyshim viti i maskave, viti që trazoi jetët e gjithë njerëzimit, prishi plane, solli lot, humbje , deshtime por unë s`dua ta mbaj mend për të tillë. Unë dua ta kujtoj si vitin e shtëpisë,familjes , përpjekjeve dhe forcës për te vazhduar perpara ,por edhe vitin e bekimeve pse jo. Dua të kujtoj gjithçka që bëmë e jo ato që s`mundëm të bënim. Ne mes sprovave të medha ky vit pertej vështirësive padyshim ka sjelle bekime te vogla për gjithësecilin , ashtu si dhe për mua sepse pikerisht në keto kohë aspak te zakontë një ide mori jetë dhe me riktheu energjinë dhe forcën , dhe nuk isha vetëm sepse kisha njerez që besuan fort në vizionin tim, në kete sipermarrje ,ishin pafund të rinjë të cilët bashkuan zemrat dhe mendjet me mua dhe se bashku i dhame nje impuls të ri Infoelbasanit qe sot falë punes së tyre renditet tek portalet më te lexuara dhe klikuara në të gjithe Shqiperine.Ndjej pafund mirënjohje për secilin prej jush qe keni zgjedhur të rrugëtoni bashkë me mua .Asnjë sukses nuk do shënohej dhe asnjë veshtiresi ne kete vit nuk do kalonte pa suportin dhe perkushtimin e gjithësecilit prej jush .

Urimi im i parë shkon për çdo familje, që sot u mungojnë të afërmit e tyre, për jetimët, për të ngujuarit, për të pamundurit nëpër spitale , për të gjithë ata qe për një arsye apo një tjetër nuk janë pranë familjeve të tyre, që nuk festojnë në vatrat e ngrohta familjare! Urimi shkon te të gjithë ato që sot ndodhen në vështirësi ekonomike dhe nuk i kanë mundësitë që do të donin. 2021-shi qoftë viti i shpresës dhe i lajmeve të mira për ju!
Në këte vit te pazakontë urimi shkon padyshim për ata që janë në krye të detyrës:mjekët, infermierët ,forcat e rendit dhe çdo punojës të sektoreve të tjerë që janë në shërbimin tonë në çdo kohë .
Miq, të afërm,të njohur, të panjohur, bashkëpunëtore dhe dashamirës duke shpresuar dhe mësuar që do të jemi më solarë dhe solidarë, dhe ta shohim njëri-tjetrin me zemër. Uroj dhe dëshiroj të kemi një vit të mbushur me më shumë dashuri, përkushtim dhe solidaritet në familjet tona, në shoqërinë tonë, në Shqipërinë tonë!

Mirënjohes Zotit për gjithçka që kemi dhe jemi!
Le të festojmë për jetën 🤍
Gëzuar 2021 🥂

Anisa Bahiti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu