Redi Hoxhllari është mjeku obsetër-gjinekolog, i cili ka asistuar në lindjen e fëmijës së 22-vjeçares, e cila ndodhet e intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për ABC, ai tregon vështirësitë me të cilat është përballur gjatë operacionit. Lindja ka qenë e parakohshme, teksa vajza ishte me frymëmarrje të drejtuar.

“Pacientja ka qenë gjatë gjithë kohës e konsultuar, dhe në momentin që u dha një ok dhe nga ana e neonatëve, për mbijetesën e bebit, vendosëm që të ndërpresim shtatëzaninë. U bë me lindje cezariane. U krye në kushte optimale sa i përket sallës. Pacientja ka qenë e intubuar. Jemi munduar që të ndërhyjmë në një kohë sa më të shkurtër.”

22-vjeçarja solli në jetë një vajzë, e cila ndodhet ende në spital. Mjeku neonat Guriel Nasto, i cili po kujdeset për foshnjën, tregon se ajo sapo ka filluar të ushqehet. Është vetëm njëjavëshe, dhe nga lindja e vështirë, ka ende probleme respiratore.

“Aktualisht, bebi është rreth njëjavësh. Ka lindur në javën e 33-të të shtatzanisë. Është i stabilizuar. Është negativ, nuk është me Covid. Aktualisht është në inkubator..flasim për një gjendje stabël.”

Nëna e re nga Korça, ndodhet ende e intubuar në spital.

Po bëhen gati dy javë që ajo është nën kujdes intensiv. Mjekja reanimatore,  Alma Cani, thotë se vajza nuk kishte sëmundje bashkëshoqeruese, por infektimi me Covid gjatë kohës së shtatzënisë, i rëndoi gjendjen shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu