Mjekja kirurge në “Spitalin Amerikan” rrëfeu betejën e saj familjare me koronavirusin. Mjekja tregoi se iu desh ta kthente shtëpinë në një “minispital”, pasi gjendja e familjarëve të saj ishte e rënduar.

“Të gjithë familjarët e mi u infektuan, nuk u prekën fëmija dhe mbesat, ishim 5 anëtarë që u goditëm në një njëjtin moment dhe gjendja ishte e ndryshme tek të gjithë. Duhet të ndërhynim me terapi venoze dhe të kalonim situatën e vështirë. Kam patur suportin e kolegëve të mi dhe të miqve të cilët në çdo moment m’u gjendën me gjërat që duheshin, e ktheva shtëpinë në një minispital të vogël.”, u shpreh mjekja.

Ndërkaq, drejtoresha e Strategjisë Akademike dhe Edukimit Mjekësor në Spitalin Amerikan u shpreh se kjo valë e infeksioneve dhe periudha post covid janë më të rrezikshme. “Është kërcimi i pandemisë valë valë dhe kjo valë që është aktualisht e shikoj më të rrezikshmen sepse akoma nuk e dimë përqasjen që kemi ndaj mutacioneve të reja, nuk ka konfirmim të saktë sa mutacione janë, cili virus po dominon.

Dhe virusi po bëhet shumë i zgjuar, sa vjen më i zgjuar se do tëë mbijetojë, barazohet me njerëzit që vret dhe infekton. Dhe akoma më e rrezikshme është periudha post covid. Kishte pacientë që 5-6 muaj që kishin kaluar, akoma vazhdonin të vuanin pasojat e covidit, jemi përballë një sëmundje që do akoma kohë të vaksinohet.”, u shpreh mjekja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu