Gruaja e një doktori në Florida, ka denoncuar për DailyMail se si burri i saj vdiq nga një çrregullim misterioz i gjakut, vetëm disa ditë pasi mori vaksinën e Pfizer anti-Covid-19.

Heidi Neckelmann thot se ai ishte aktiv, i shëndetshëm dhe nuk kishte probleme shëndetësore para se të ndërronte jetë në 18 Dhjetor.

Sidoqoftë ai vdiq papritmas pasi zhvilloi një sëmundje të rrallë autoimune.

“Në mendjen time vdekja e tij është 100 përqind e lidhur me vaksinën. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër”, tha ajo për DailyMail duke fshirë lotët.

Sidoqoftë një zëdhënës i Pfizer paralajmëroi: “Ne nuk besojmë që të ketë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën.” dhe shprehen se po e hetojnë rastin “e jashtëzakonshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu