Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka folur për situatën pandemike në vend teksa ditën e djeshme u shënua një rekord negativ prej 21 jetësh të humbura nga Covid-19.

Në një studio televizive Xhaxho ka theksuar se pjesa më e madhe e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi kanë qenë të sëmurë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Më tej ai nënvizoi se nuk përjshtohen edhe rastet e tjera me probleme gjenetike, ku nuk merret parasysh mosha e individit, që mund të jetë i rritur, i ri, apo edhe fëmijë.

Ai është pyetur nëse ka në Shqipëri viktima që nuk kanë asnjë sëmundje tjetër dhe shkaktari i vetëm është Covid-19?

“Unë mendoj që pjesa më e madhe është sigurisht pjesa e të sëmurëve që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, por nuk përjashtohen edhe rastet e tjera, s’ka rëndësi mund të jetë moshë e re, mund të jetë fëmijë, mund të jetë i rritur që ka problem gjenetike.

Sepse ky virus ka të bëjë direkt me gjenezën e individit dhe nëse gjen kontabilitet me qelizat e individit shkakton sëmundje dramatike shumë të rëndë dhe të pakthyeshme.

Ky është një problem gjenetik që ka pacientë që humbin jetën të rinj dhe duhet t’u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme shkencore për studim gjenetik për të parë ndonjë anomali.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu