Me ngjyrën e qiellit blu dhe diellit, ngjyrat e flamurit kosovar artistja Arbnora Fejza nga komuna Skënderaj theu rekordin Guinness pasi ka krijuar mozaikun më të madh me Origami në botë.
Flamuri i Republikës së Kosovës kurrë nuk ka qënë kaq i madh dhe i bukur!“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund çdo here”, ka thënë ajo.

Artisja ka punuar për të arritur rezultatin final prej 1 viti e 4 muajsh me shumë përkushtim dhe pasion.

“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletëpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, ka thënë ajo.

Lidhur me rekordin e ri Guinness, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar edhe kryetari i komunës Skënderaj, Bekim Jashari.

“Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë”, shkruan ai.

Kjo nuk është hera e parë që artisja kosovare në fjale thyen një rekord Guiness pasi më parë, ne vitin 2018 ajo ka krijuar lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu