Bella Hadid është kthyer në Instagram pas një shkëputjeje të shkurtër, që siç ka zbuluar ajo, ndodhi sepse donte të përqendrohej dhe përmirësonte shëndetin e saj mendor.

Në një mbishkrim të gjatë që shoqëronte një sërë fotosh, modelja u rrëfeu 37.8 milionë ndjekësve të saj se kishte marrë ca kohë larg mediave sociale për t’u përqëndruar te vetja.

24-vjeçarja tha se shpjegimin e arsyeve të plota për mungesën e saj nuk mund ta bënte në këtë moment, por u tha fansave se, me kalimin e kohës, do të flasë për përvojat e saj gjatë javëve të fundit me më shumë detaje.

Me sa duket, Hadid ishte larguar përkohësisht nga shtëpia e saj për një pushim gjatë të cilit u përqendrua në leximin e librave për ndihmë vetjake, kalimin e kohës jashtë, kalërimin dhe shpenzimin e një kohe cilësore me disa miq.

“Kam qëndruar ca kohë larg për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që nuk mund ta shpjegoj për momentin, por me kohën do ta shpreh. Kujtimet dhe pasuria me të cilën u riktheva janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë dhe shpirtërore me veten, një ndjenjë e dashurisë për veten që gjithmonë më ka munguar”, -shkroi Hadid në rrëfimin e saj.

Para këtij postimi, modelja nuk ishte aktive në Instagram për më shumë se dy javë.

“Gjeta veten, forcën dhe dritën time përsëri. Unë jam këtu për të qenë një instrument i paqes dhe dashurisë për të ndihmuar njerëzit që vuajnë dhe shpresoj edhe botën, me kalimin e kohës,” -vazhdoi Bella në mbishkrimin e saj para se të falënderonte ata që i qëndruan pranë për ta mbështetur dhe shpëtuar gjatë asaj periudhe që duket të ketë qenë mjaft e vështirë për të.

Duke reflektuar në mësimet e saj, Hadid i inkurajoi ndjekësit e saj të kërkonin ndihmë për shëndetin mendor nëse u duhej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu