Shënohet viktima e parë nga trazirat në SHBA. Një grua që u qëllua në gjoks brenda ndërtesës së Kongresit ndërroi jetë në spital.

“Po, gruaja që u qëllua brenda në Kapitol ndërroi jetë një spital të zonës”, tha një zyrtar amerikan.

Ajo nuk është identifikuar ende nga zyrtarët, por policia më herët tha se ajo ishte civile.

 

Ende nuk dihet kush qëlloi mbi gruan, por në pamje shihet se si policia po i jep ndihmë. Deri më tani po raportohet se janë edhe 6 të plagosur të tjerë.

Departamenti i Policisë së Uashingtonit tha se po merrte përsipër hetimin lidhur me çështjen. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me rrethanat e plagosjes së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu