Nga: Anisa Bahiti

Mos bëni pis emrin e madh të UÇK-së!
UÇK-ja jetoi deri më 1999, me pas ajo u shndërrua në TMK, Policia e Kosovës e shumë individëve që u dhanë pas parasë, pushtetit, prepotencës e arrogancës.
Ditët e fundit ka një eufori mediatike mbi arrestimet në Hagë, sigurisht bëhët fjalë për presidentin e vendit, dy ish-Kryetarët e Kuvendit dhe bashkëpunëtorë të tyre. Nuk ka shqiptarë që të mos i njohë dhe respektojë ata dhe miqtë, shoktë e tyre për mundin e sakrificën , sidomos dëshmorët dhe familjet e tyre që pikerisht ajo klasë politike e dalë nga lufta, i braktisi.
Nëse i sheh me kujdes akuzat, vëren se flitet për një pjesë krimesh dhe akuzash që kanë ndodhur pas hyrjes së NATO-s në Kosovë. Nëse sheh me kujdes ato akuzat bëhen për shqiptarët e Kosovës me përkatësi të ndryshme politike nga ajo e ish-krerëve të UÇK-së, pra me luftë për pushtet. E në disa të tjera pikërisht për luftë brenda llojit, pra brenda UÇK-së.
Fakti që dy vitet e fundit vetë të burgosurit, përfshi këtu Thaçin, Selimin dhe Veselin, që kanë akuzuar shpesh njëri-tjetrin , tregon se nevoja për trasparencë është sublime dhe e domosdoshme për familjet e dëshmorëve që të mbrojnë gjakun e njerëzve të tyre.
Lufta ka mbaruar 21 vjet më parë. Kanë patur kohë të bollshme që institucionet e Kosovës dhe krerët e tyre t’i zbardhnin këto ngjarje. Me ose pa dashje ato nuk janë zbardhur.
Emri i UÇK-së është i shenjtë siç është sakrifica e 10 mijë shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Millosheviçit. Askush prej këtyre 10 mijë të vrarëve nuk e pa kurrë prokurorin e Kosovës, ose policinë të ngrejë një akuzë për këta mijëra të vrarë. Nuk e bëri Thaçi, s’e bëri Veseli, Krasniqi e me rradhë.
Sot ata gjenden, aty, ku gjenden edhe per faj te tyre. Liria e ka nje emër: UÇK.
Ndaj ai emër meriton trasparencë, respekt e s’duhet të bëhet pis kurrësesi, se nuk ishte ushtria e individëve por e Kombit dhe e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu