Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dëme të shumta.

Bëhet me dije se reshjet që kanë përfshirë qytetin e Elbasanit kanë dëmtuar edhe teatrin “Skampa”.

Në fotot e mëposhtme shihet se në rrugë pranë tetarit është vendosur një shirit që paralajmëron qytetarët të mos kalojnë pranë.

Mësohet se është dëmtuar pjesa ku mbahet gardëroba e aktorëve, dhe se reshjet kanë shkaktuar shembje në godinë.

Teatri “Skampa” (apo ish-kinema “Nacional”) është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit.

U realizua nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu