Rubrika “Shihemi në Gjyq”, solli ditën e sotme problemin me pronën që ka sjellë debate dhe përçarje të mëdha mes dy familjeve.

Me hyrjen në fuqi të ligjit 7501, Qaniu është pajisur me tokë me një sipërfaqe totale 11 mijë e 900 m katrorë dhe menjëherë e regjistroi këtë sipërfaqe tokë. Nga ana tjetër, kunati i tij Gramozi u pajis me një sipërfaqe totale 12 mijë e 100 m katrorë. Kur ai shkoi për ta regjistruar, zyra vendore ja refuzon aplikimin.

Njëkohësisht rezulton se 3 ngastra të Gramozit krijojnë mbivendosje me 3 ngastra të Qaniut dhe ky është problemi mes tyre. Në një lidhje telefonike në studio, Gramozi u përball me zotin Qani dhe bashkëshorten e tij, që është edhe motra e tij.

Eni Çobani: Në ç’moment e keni përfituar aktmarrjen? A keni qenë prezent në momentin që është bërë ndarja e tokës? Gramoz: E ka mbushur grupi i azhornimit që nuk ka të drejtë! Eni Çobani: Kur s’ka të drejtë, si mund ta mbushi një grup që nuk ka të drejtë? Se këtë nuk e kuptoj? Gramoz: Shiko të dhënat ti, më vjen shumë keq. Eni Çobani: Unë drejtohem nga dokumentacioni zyrtar që ju çoni nëpër gjyqe. Dhe një dokumentacion është akti i marrjes së tokës në pronësi, që e ka dhe Qaniu.

Gramoz: Akti i marrjes së tokës në pronësi ka datën e vitit ’91, po të dhënat janë të azhonimit të kaluar, në ’98. Eni Çobani: Pra sipas mendimit tuaj është i falsifikuar ky dokument apo jo? Gramoz: Dëgjo, ajo ka bërë falsifikim. Qani: Pse e bëre ankesën mbas 5 vjetësh? Eni Çobani: Kush e ka bërë falsifikimin? Gramoz: Ajo në bashkëpunim me zyrën e regjistrimit.

Eni Çobani: Bajamja? Ka kaq fuqi Bajamja? Gramoz: Po! Eni Çobani: Ju fillimisht keni pretenduar për 3 pasuri, më pas e keni ulur pretendimin? Gramoz: Jo, jo dy pretendime kam ngritur unë. Eni Çobani: Flasim për banesën. Ju e keni shitur apo jo? Gramoz: Jo, unë e kam blerë atë banesë. Bajame: Shtëpinë e bleve 160 mijë lekë, ja shite motrës 3 milion. Tokën e kemi këmbyer. Gramoz: Gjej dokument? Unë shtëpinë e kam të blerë, e kam timen.

Bajame: Kam nxjerrë kafshatën time nga goja dhe ta kam dhënë ty, të kam mbajtur gruan 6 muaj me gjithë çupën Klarën, kam fjetur me një dyshek dhe me një jorgan me surratin tuaj. Edhe ti qen më bën këtë mua. Nuk ke lënë vend pa më nxjerrë bojën, më nxorre bojën dhe me burrin, po më ndan dhe me fëmijët, qen.

Ardit Gjebrea: Bajame kujt po i flet? Bajame: Gramozit! Ardit Gjebrea: Po ku e ke Gramozin? Bajame: Atje ku është ta dëgjojë! Ardit Gjebrea: I ke atje kamerat! Gramoz: Çirru, çirru jepi! Do dalë e vërteta! Bajame: Ku e vodha unë tokën, tokën ma dha shteti. Shteti ma dha, shteti të ma marrë. Eni Çobani: Qetësohu Bajame, se nuk e zgjidhim dot kështu. Bajame: S’ka trup, turp s’ka! Nuk të ka faj as komuna, as Bashkia. Eni Çobani: Ulu të lutem shumë! Sigurisht që Gramozi mbylli telefonin se ishte e pamundur të komunikohet kështu. Bajame: Le të ikë s’kam ç’e dua. Me gënjeshtra nuk i dilet. /tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu