Në muajin shtator, Lisa Kujofsa vendosi të shkëputej nga “Klanifornia”. Këtë lajm ajo e dha vetë për ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke i falenderuar gjithë kolegët dhe publikun për mbështetjen.

Ndërkohë gjatë një lidhje me skype për “Abc e Mëngjesit”, Lisa tregoi se përse vendosi të hiqte dorë nga “Klanifornia”. Aktorja u shpreh se mungesa e publikut ishte një nga arsyet kryesore, si dhe mungesa e përgjegjshmërisë nga shqiptarët në lidhje me pandeminë. Ajo nuk tha të kishte ndonjë gjë konkrete me spektaklin, duke qenë se arsyeja kryesore sipas saj ka qenë Covid-19 dhe pasojat e tij.

“Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi. Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëhershëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ‘o bo bo ç’po bëj unë këtu, ç’dua unë këtu’.

Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjshmërie masive shqiptare për kundrejt situatës në të cilën ndodhemi. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”, u shpreh aktorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu