Ditën e sotme kryeministri Rama ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë skema, sipas së cilës fermerëve do t’u kompesohet çmimi i naftës me sipërfaqen e punuar të tokës.

“Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta, karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas, pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimit. Kur them do jepet falas duhet të kemi parasysh që sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do jepet nga shteti.

Që do të thotë që nuk do të ketë nevojë fare as për merr, rimburso, ço fatura, historira që kanë krijuar problematikën e rëndë të skemës së naftës pa akcizë në të shkuarën dhe që fatkeqësisht e kanë bërë një skemë skandaloze humbjesh, korrupsioni dhe të furnizimit të ‘Benz’-ave me manjetofonë me zë të lartë në rrugët lidhëse mes fshatrave dhe qyteteve.

 Me teknologjinë dhe me këtë skemë ne faktikisht u japim fermerëve mundësinë që të jenë pa asnjë ngarkesë burokratike, drejtpërdrejt, thjesht kanë nipt-in, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, ka një kalkulim të thjeshtë për litrat e naftës që duhen. Sasia që do të harxhojë për barrën 50% mbi çmimin do jepet falas”, tha Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu