Kryedemokristiani Nard Ndoka ka një shpjegim ndryshe të vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave edhe në rrugë.

Me një status ironik në Facebook, Ndoka thotë se sot, në ditën e shëndetit mendor, priste një vendim tjetër nga kryeministri Rama.

“O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor!
Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë! Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare!”, shkruan Ndoka.

Kryeministri Rama njoftoi sot vendimin për të mbajtur maska me detyrim edhe në rrugë. Vendimi do të fillojë të zbatohet duke filluar nga dita e enjte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu