Reperi i njohur shqiptar S4MM dhe partnerja e tij Filis Ismaili flitet se i kanë dhënë fund romancës së tyre, vetëm tri muaj pasi zyrtarizuan dashurinë e tyre në martesë. Dyshimet për këtë gjë nisën pasi të dy kishin fshirë fotografitë me njëri tjetrin nga rrjetet sociale dhe nuk ndiqeshin më.

Teksa para pak ditësh në llogaritë e tyre personale në ‘Instagram’ kishin mbetur vetëm pamjet e dasmës, as ato tashmë nuk mund t’i gjeni më pasi janë fshirë. Kjo gjë konfirmoi dhe përfundimin e lidhjes së tyre, ndërsa veprimi i fundit i reperit ditën e djeshme mendohet se zbuloi më tepër nga arsyes e ndarjes së papritur.

S4MM publikoi  një fotografi në Instagram Story me mbishkrimin: Tradhtare dhe kaq mjaftoi që në rrjet të qarkullonin aludimet se arsyeja e përfundimit të lidhjes mes tij dhe Filis ka qenë tradhtia.

Mirëpo reperi i ka qartësuar të gjithë, duke treguar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.

“Tradhtare është emri i këngës së re”, ka shkruar reperi po në këtë rrjet social.

Nga Mikela Mike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu