Ka humbur jetën si pasojë e Covid 19, punonjësi i Kadastrës shqiptare Flamur Muçollari. Lajmi bëhet i ditur Kadastra Shqiptare në Facebook, duke shkruar se Flamuri ishte një njeri i papërtuar, që i buzëqeshte gjithmonë punës.

Muçollari ishte punonjës i mirëmbajtjes në zyrat qendrore të Kadastrës Shqiptare. Ky është rasti i parë i humbjes së jetës nga Covid-19 në këtë institucion. Miq të shumtë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta.

“ I papërtuari, njeriu që i buzëqeshte punës, iku! Flamuri i mirë nuk e përballoi dot këtë flamë virus. Ngushëllime familjes! Pushoftë në paqe!”, shkruan Kadastra Shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu