Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Martin Deda. Lajmin e ka dhënë avokati Idajet Beqiri, i cili shprehet se ka ikur një njeri i mirë dhe një mik i pazëvendësueshëm.

“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda! “, shkruan Beqiri në postimin e tij.

Emri i Dedës është lakuar së fundi dhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e kishte futur në listën e gjyqtarëve KÇK, pasi sipas tij kishte marrë një vendim në shkelje të ligjit.

Rama teksa po fliste për Vettingun në Kuvend sulmoi me tone të ashpra gjyqtarin Deda, që sipas tij kishte abuzuar me ligjin duke vënë në rrezik jetën e një gruaje te re dhe favorizuar ish-bashkëshortin e saj.

“Ka ardhur koha të marrim masë ekstreme, po aq ekstreme sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë, që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë”, tha Rama në Kuvend.

Më tej, Rama theksoi se “Ça është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet ti afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. Po të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë. Nuk lejojmë ne më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaco, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu