Është ndarë nga jeta mësuesi i mirënjohur Ismet Llapushi. Prej vitesh dha kontribute të shquara në arsim duke mësuar dhe edukuar breza të tërë. Punoi pa u lodhur me profesionalizëm e përkushtim deri në fund të jetës së tij.

Njëkohësisht Ismet Llapushi ishte edhe bashkëpunëtor me disa media mes tyre edhe infoelbasani. Ka shkruar artikuj të ndryshëm, veçanërisht në fushën e arsimit.

Gëzonte respekt të gjerë në mes nxënësve, prindërve , shokëve, miqve, tek të gjithë ata që e njohën.  Ai ishte edhe një prind e gjysh shembullor. Virtyte të tilla dëshmohen edhe nga dedikimet e shokëve që mësuan me hidhërim të thellë humbjen e tij.

Infoelbasani i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Llapushi.

Disa nga dedikimet e miqve të z. Ismet Llapushi:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu