Ka ndërruar jetë në moshë të re punonjësja e Radio Plus në Kosovë, Donika Restelica.

Përmes një njoftimil, Radio Plus i shpreh ngushëllime familjarëvë për humbjen e madhe duke e vlerësuar për personalitetin dhe punën që ka bërë.

Ndërkohë ende nuk bëhet me dije shkaqet e vdekjes në moshë të re të Donika Restelica.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë e kemi pranuar lajmin për vdekjen e Donikës, e cila ishte një punëtore e përkushtuar dhe kolege e jashtëzakonshme. Kontributi në Radio Plus, i Donikës do të vlerësohet gjithnjë. Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv, dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e Marketingut të tregohet e afërt me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim.

Stafi i Radio Plusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Donikës, dhe miqve e të afërmve të saj.
Donika Restelica, do të mbetet gjithmonë një ndër punëtorët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Radio Plusit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu