Mbyllja e kufijve me Italinë ka bërë që shqiptarët të gjejnë mënyra të tjera për t’u dërguar familjarëve të tyre objekte nga Shqipëria.
Dy autobuzët janë ndaluar në portin e Barit e në vend të pasegjerëve transportonin valixhe, pako e mallra.
Policia doganore e Barit në bashkëpunim me policinë kufitare e me autoritetet e Policisë financiare kanë kryer kontrolle të automjeteve e pasegjerëve që udhëtojnë nga Shqipëria në Itali.
Gjatë kontrollit janë ndaluar 2 autobuza me targa shqiptare dhe të drejtuar nga shoferë shqitparë, Në autobuzin e parë nuk është gjetur asnjë pasegjerë e shumë bagazhe të pajustifikuar për transport. Në autobuzin e dytë po udhëtonin 10 pasegjerë e një numër i lartë thesësh e pakosh jo në pronësi të udhëtarëve.
Autoritetet italiane kanë vendosur ndalimin andminstrativ për 3 muaj të qarkullimit të autovuzëve si dhe një gjobë me vlerë 4130 euro për njërin prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu