Sipas mediave të huaja të gjithë pacientët me koronavirus në një njësi të kujdesit intensiv në Egjipt kanë ndërruar jetë për shkak se furnizimi me oksigjen në repart dështoi. Niveli i oksigjenit kishte rënë nën 2% në Spitalin Qendror El Husseineya në provincën Ash Sharqia. Ndërkohë, një nga të afërmit e pacientit regjistroi pamjet tronditëse të pasojave në spitalin në verilindje të vendit.

Personi në fjalë dëgjohet në video duke thënë se:

Të gjithë kanë vdekur, të gjithë në repartin e terapisë intensive kanë vdekur.
Videoja tregon një numër njerëzish, që nuk lëvizin nga shtretërit e tyre, ndërsa infermierët shkojnë për t’i parë nëse janë në jetë. Personi që ka realizuar videon ka pasur të shtruar hallën e tij, e cila po ashtu ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja njeriu që filmoi skenën është arrestuar për regjistrimin e asaj që ka ndodhur. Ndërkohë në dhomë duket edhe një infermiere, e cila shihet e ulur në një cep të dyshemesë, e shokuar nga ajo që ka ndodhur. Kujtojmë se ky është incidenti i dytë i tillë në Egjipt, pasi e njëjta gjë u ndodhi edhe pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm Zefta në provincën Gharbia. Shumë persona kanë akuzuar qeverinë për korrupsion dhe neglizhencë, pasi drejtori i Spitalit Qendror El Husseineya pretendoi se ajo që ndodhi ishte diçka normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu