Gruaja e veprimtarit kosovar Adem Demaçit, Xhemajlije Hoxha Demaçi, ka vdekur nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur, djali i saj, Shqiptar Demaçi përmes një postimi në lloagrinë e tij në rrjetin social Facebook ditën e djeshme,

“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra  e gjyshja, Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19.  Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, ka shkruar ai.

Përgjatë kohës sa Demaçi mbante burg, regjimi jugosllav e kishte larguar nga puna gruan e tij, Havën, në Prilluzhë të Vushtrrisë ku punonte si mësuese, duke e kthyer më vonë si pastruese në të njëjtën shkollë.

Duke i ndjerë edhe vuajtjet e bashkëshortes, Demaçi i shkroi letër Xhemajlies.

“I shkrova letër Xhemajlies ku kërkova të iniciojë kërkesën për shthurje të bashkëshortësisë. Xhemajlia fillimisht refuzoi prerazi. Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijët. Menjëherë Xhemajlia u kthye në vendin e punës nga pastruese në mësuese. Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar”, kishte thënë Demaçi në librin e Fahrudin Radonqiq “10 mijë ditë në burg”.

Pas ndarjes dhe martesës me gruan e dytë, Demaçi ishte ri-bashkuar me Xhemajlien, me të cilën jetuan bashkë deri sa vdiq.

Xhemajlije Hoxha Demaçi ishte 79 vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu